Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplaset me eskavatorin e bashkisë Lezhë, dyshohet për të plagosur


Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Lezhë-Milot pranë ishull Lezhës, si pasojë e të cilit dyshohet se kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas “Report Tv”, njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Mësohet se një makinë tip “Golf 5” ka goditur nga pas një eskavator të bashkisë Lezhë, ndërsa ende nuk kemi detaje zyrtare nga policia.

Mbrëmjen e kaluar në të njëjtën rrugë humbi jetën një këmbësor, i cili u përplas nga një furgon mallrash. Në rrugë kishte mungesë të ndriçimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *