Vendosni fjalën kyçe....

Ç’është një superpërhapës? Studiuesit amerikanë modelojnë mënyrat e përhapjes së Covid-19 nëpërmjet ajrit


Studiuesit në SHBA pretendojnë të kenë identifikuar karakteristika specifike fiziologjike të cilat mund të rrisin përhapjen e patogjenëve të ajrit, si koronavirusi.

Një ekip shkencëtarësh nga Departamenti i Inxhinierisë Mekanike dhe Hapësirës ​​Ajrore të Universitetit të Floridës, kombinuan modelimin 3D me simulime numerike për të rikrijuar digjitalisht teshtimat nga një larmi njerëzish me karakteristika të ndryshme fiziologjike.

Ata studiuan se si faktorë të ndryshëm, si një hundë e bllokuar ose një grup i plotë dhëmbësh mund të kontribuojnë në të ashtuquajturat ‘ngjarje’ të përhapjes, duke ekzaminuar se sa larg udhëton ngarkesa virale që përmbahet në pikat e teshtimës dhe për sa kohë qëndrojnë në ajër.

Sipas Qendrës së SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ekspozimi ndaj piklave të frymëmarrjes nga njerëzit e infektuar është mjeti kryesor me të cilin transmetohet koronavirusi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *