Vendosni fjalën kyçe....

67-vjeçari në Tiranë shembet në rrugë dhe ndërron jetë, policia: Pësoi arrest kardiak


Një burrë është rrëzuar në rrugë mesditën e sotme në zonën e ish-Bllokut, duke shkaktuar panik tek qytetarët që ndodheshin pranë.

Policia ka reaguar lidhur me këtë ngjarje, duke thënë se nuk bëhet fjalë për një ngjarje kriminale apo aksident, por se 67-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Me datë 20.11.2020, rreth orës 13:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, ka ndërruar jetë shtetasi P.S., 67 vjeç.

Vijojnë veprimet me grupin hetimor për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *