Vendosni fjalën kyçe....

Shembja e Teatrit/ Avokati i Popullit publikon raportin: Të nisë hetimi disiplinor për çdo efektiv që shkeli ligjin


Avokati i Popullit ka përgatitur një raport, në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Përmes një njoftimi, Avokati i Popullit thotë se duhet që të nisë hetimi disiplinor për çdo efektiv që shkeli ligjin në ditën e shembjes së godinës së Teatrit, ndërsa akuzon se policia ka cenuar të drejtën e informimit.

“Avokati i Popullit publikon konkluzionet e rekomandimeve mbi sjelljen e policisë së shtetit gjatë shkatërrimit të Teatrit Kombëtar.

Avokati i Popullit pasi ka shqyrtuar sjelljen e organeve të Rendit gjatë ndërhyrjeve të kësaj të fundit më 17.05.2020 në operacionin për shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar, ka përpiluar një përmbledhje me rekomandime mbi sjelljen e Policisë së Shtetit.

Nisur nga konstatimet e kryera gjatë hetimit administrativ të nisur nga Avokati i Popullit, u është kërkuar autoriteteve më të rëndësishme ligjzbatuese në vend si Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së përgjithshme që të ndërmarrin një sërë masash administrative dhe ligjore për të ndëshkuar një seri sjelljesh individuale apo të organizuara që u vërejtën në veprimtarinë e Policisë së Shtetit gjatë operacionit për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.

Institucioni i Avokatit të Popullit mbetet i dedikuar për të ushtruar me paanësi dhe profesionalizëm punën e tij si një monitorues i mënyrës sesi autoritetet shtetërore zbatojnë ligjet e vendit tonë, pa i tejkaluar ato, pa e tepruar në dëm të qytetarëve e në respekt të të drejtave të këtyre të fundit.”– thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Ankesat e ngritura lidhur me veprimet e Policisë së Shtetit

Ankesat e paraqitura me shkrim nga personat e shoqëruar në organet e Policisë Tiranë dhe ato të shprehura në media po i rendisim si më poshtë: (sqarojmë se jo të gjithë ankuesit kanë patur ankesa të njëjta)

 – Dhunë fizike dhe verbale të ushtruar nga disa punonjës të policisë gjatë operacionit për shembjen e godinës së TK, në makinën e policisë gjatë shoqërimit për në komisariat dhe gjatë protestës së mbajtur pas shembjes së godinës;

– Mjetet e IMT kanë nisur të shembin godinën e TK ndërkohë që brenda saj ka patur persona, aktivistë për mbrojtjen e teatrit;

– Para se të niste shembja e godinës së TK, brenda saj janë futur forca të Policisë së Shtetit të armatosur, të cilët kanë kërcënuar aktivistë të “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”;

 – Punonjësit e Policisë së Shtetit nuk kanë patur numër identifikimi në uniformën e tyre;

– Punonjësit e Policisë së Shtetit që kanë kryer veprime me personat e shoqëruar nuk i kanë vënë në dispozicion këtyre të fundit dokumentacionin që kanë nënshkruar;

-Ndaj qytetarëve është përdorur pa arsye sprajt djegës;


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *