Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i KE-së: Testet e shpejta anti-Covid janë më pak të sakta tek atimptomatikët


Komisioni Evropian ka rekomanduar që testet e shpejta për Covid-19 duhet të përdoren kryesisht tek individët të cilët tashmë janë duke shfaqur simptoma të virusit, pasi është zbuluar se ato janë më pak efektive tek rastet asimptomatike.

Komisioni deklaroi se “testet e shpejta të antigjenit duhet të përdoren brenda pesë ditësh nga fillimi i simptomave ose brenda shtatë ditësh pas ekspozimit ndaj një rasti të konfirmuar të Covid-19”.

Aktualisht, qeveritë e BE-së janë përgjegjëse për prodhimin e rregullave të tyre për t’iu përgjigjur koronavirusit, duke përfshirë këtu dhe testimin. Komisioni Evropian i nxit ata të miratojnë standarde të përbashkëta, sepse “testimi efektiv luan një rol kryesor në funksionimin e mirë të tregut të brendshëm”.

Ndërsa testet e shpejta mund të japin rezultate brenda pak minutash krahasuar me testet PCR që duan disa ditë, ato janë më pak të sakta, shkruan RT.

Komisioni Evropian gjithashtu pranoi rekomandimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë që vendet anëtare duhet të përdorin vetëm teste të shpejta që kanë më shumë se 80% ndjeshmëri dhe janë 97% specifikë – si dhe vetëm nëse testet PCR janë “të kufizuara përkohësisht”.

Rekomandimi mbi testimet vjen pasi Komisioni Evropian njoftoi se po merrte masa për të mbështetur rritjen e kapacitetit të testimit duke kontribuar më 35.5 milion euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *