Vendosni fjalën kyçe....

Franca do të ndalojë shkollimin e fëmijëve në shtëpi si masë kundër ekstremizmit islamik


Franca do të marrë masa të reja më të ashpra për të luftuar ekstremizmin islamik dhe si pjesë e tyre, prindërit që shkollojnë fëmijët e tyre në shtëpi mund të përballen me gjashtë muaj burg.

Projekt-ligji i cili u zbulua të mërkurën, e bën të ndaluar shkollimin e fëmijëve në shtëpi. The Times shkruan se kjo është një përpjekje për të ndaluar fëmijët të ndikohen nga radikalët fetarë.

Kjo projektligj vjen pas vrasjes së mësuesit francez Samuel Paty, të cilit iu pre koka muajin e kaluar pasi tregoi karikaturat e profetit Muhamed gjatë një ore mësimi.

Presidenti francez Emmanuel Macron që atëherë ka folur kundër Islamit radikal dhe projektligji i ri synon të parandalojë që radikalizmi fetar të imponohet tek fëmijët e vendit.

Masa të tjera në legjislacion përfshijnë mënyra për t’u siguruar që shkollat ​​mund të kundërshtojnë kërkesat për të ulur orët e edukimit fetar dhe seksual. Këto masa gjithashtu do t’u japin këshillave lokalë fuqinë të refuzojnë kohë të ndara noti për burrat dhe gratë si dhe do të godasin gjuhën e urrejtjes në internet.

Xhamitë gjithashtu mund të detyrohen të jenë transparente në lidhje me fondet e tyre të marra jashtë shtetit, për t’u siguruar që ato nuk vijnë nga burime radikale.

Vendimi për të ndaluar shkollimin në shtëpi u mor pasi ministrat thanë se disa prindër myslimanë po refuzonin të linin fëmijët e tyre të shkonin në shkollë.

Ministri i brendshëm Gérald Darmanin, tha se në shtëpi po mbahen më shumë vajza sesa djem.

“Në disa zona, ka më shumë djem sesa vajza kur e dimë që statistikisht, më shumë vajza lindin. Është një skandal”- tha Darmain.

Shkollimi në shtëpi i fëmijëve do të lejohet vetëm nëse të shkuarit në shkollë është ‘i pamundur për arsye që lidhen me situatën e fëmijës ose atë të familjes’.

Prindërit që injorojnë ligjin mund të shkojnë në burg deri në gjashtë muaj ose të gjobiten me 7 mijë e 500 euro.

Secilit fëmijë do t’i jepet një numër ID që do të përdoret për t’u siguruar që ata po ndjekin shkollën.

“Ne duhet t’i shpëtojmë fëmijët tanë nga kthetrat e islamikëve.”– i tha Darmanin të mërkurën gazetës Le Figaro.

Projekt-ligji gjithashtu ndalon ndarjen e informacionit personal të një personi, në një mënyrë që i lejon ata të identifikohen nga njerëz që duan t’i dëmtojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *