Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta personazhi i njohur i Tiranës, “Ver Llapa”


Ka ndërruar jetë ditën e sotme personazhi i njohur me nofkën ‘Ver Llapa’. Ai qëndronte më së shumti në kyqëzimin e 21 Dhjetorit në Tiranë.

Veri ishte ndër personazhet më pikante të kryqeytetit dhe me mimikën e tij ‘përqeshi’ jo pak realitetin e vendit.

Ai është shfaqur edhe në disa emisione humori. Lajmin për ndarjen nga jeta të tij e ka dhënë Ilir Çumani, drejtor i Institutit Kombëtar për Integrimin e Jetimëve.

“Përshpirtje për njeriun e mirë…Jetove në mes tonë duke e sfiduar mjerimin tënd të bardhë në këtë botë hipokrite, tinëzare e të marrë fund, duke u tallur aq bukur e mençurisht me ironinë e fatit, gjithë gazmend e stoik, plot indiferentizëm e shpërfillje të gjithë këtij realiteti absurd ku bashkëjeton në mënyrë të pistë dhe absurde superluksi i pakicës së pushtetshme me mjerimin masiv të shumë të ngjashmëve të tu, si për të treguar se asgjë në këtë jetë nuk është e pafundme…

Ndaj, asgjë nuk duhet marrë seriozisht… Ishe engjëlli më i bukur dhe më i pafajshëm mbi këtë tokë, një dëshmi e gjallë ku luhet drama njerëzore, shkaktuar prej makutërve të panginjur e zemër katranë të pashpirtë, por të pangjashëm me pafajësinë dhe shpirtin tënd të bukur e të dëlirë naiv…

Ik VERI, prehu i qetë prej gjithë atij stërmundimi e përvuajtje të paepur që dëshmove në jetën tënde, një sakrificë prej cigani e bohemi që aq shumë ta adhuroja… Pusho në Paqe o NJERI ….. I mrekullueshëm i Zotit. R.I.P.” – shkruan Çumani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *