Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi për akuzat ndaj Bashës për UÇK-në: Po bëhet për të hequr vëmendjen nga problemet e shqiptarëve


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur mbi akuzat që kanë ngritur kryeministri dhe mediet pranë qeverisë ndaj kreut të opozitës Lulzim Bashan ë lidhje me hetimet për UÇK-në.

Sipas Kryemadhit, fushata kundër Bashës po bëhet me qëllim për të larguar vëmendjen nga problemet me të cilat po përballet vendi.

 “Unë jam e bindur që Basha ka qenë i qartë dhe e ka sqaruar pozicionin e tij. Qëndrimi i LSI-së vazhdon të jetë po i njëjtë dhe i pandryshuar. Për ne lufta e UÇK-së është jo vetëm një luftë e drejtë dhe legjitime, por është një luftë për liri. Përballë krimit të Milosheviçit është e patjetërsueshme, ta kthesh ata ashtu siç duan ta sjellin në jetën politike.

Unë shpreh besimin dhe përkrahin e LSI-së. Ata përsëri do ta fitojnë betejën me mekanizmat antishqiptare, që për hir të së vërtetës kanë filluar të lulëzojnë në rajon. Por edhe kjo sfidë do të kalojë edhe pse do të ketë pasojat e veta. Ajo që dua të theksoj është tërheqja e vëmendjen për të mos u marrë me çështje që nuk i takojnë. Rihapja e një debati të tillë është heqja e vëmendjes nga problemet e përditshme të shqiptarëve.  Kjo bëhet për të larguar vëmendjen”, deklaroi Kryemadhi në një konferencë për mediet.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *