Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë banesa në Sarandë, gjendet i djegur një 54-vjeçar


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një shtëpi ka marrë flakë dhe brenda saj është djegur një 54-vjeçar.

Viktima është shtetasi me iniciale S.K 54-vjeçi cili jetonte i vetëm pasi ishte i divorcuar.

Trupi i djegur i viktimës është gjetur pas ndërhyrjes së zjarrfikësve për të shuar flakët në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar në një banesë pranë varrezave të dëshmorëve në të cilën viktima jetonte me qira.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar dhe policia për të bërë të mundur zbardhjen e çështjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *