Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i Forumit Ekonomik Botëror: Rënia e numrit të lindjeve, rezultat shumë pozitiv i pandemisë Covid-19


Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Forumit Ekonomik Botëror (World Economic Forum), Klaus Schwab, ka shkruar pak ditë më parë dy statuse në Twitter të cilët janë konsideruar si shkelje e rregullave të komunitetit nga rrjeti sociale në fjalë duke çuar në pezullimin e llogarisë së tij.

Po çfarë shkruante inxhinieri gjerman Schwab, në datat 7 dhe 8 nëntor?

Në reagimin e datës 7 nëntor, kreu i WEE-së, shkruante se radhët në pikat e furnizimit me ushqime për proteinat e prodhuara na laborator do bëhen gjëja e re normale.

Statusi i 7 nëntorit

“Ndërsa bimët e përpunimit të mishit mbyllen dhe zinxhiri i furnizimit me ushqim po shkëputet, radhët në pikat ushqimore për proteinat e prodhuara në laborator do të bëhen normalja e re. Ju lutem mos harroni të mbani maskën dhe të ruani distancimin shoqëror.” – shkruante Schwab në statusin e 7 nëntori.

Një ditë më pas, statusi i tij kishte të bënte me pandeminë. Schwab theksonte se për shkak për shkak të karantinës në shumë vende, personat ‘single’ (beqarët) e kanë gjithnjë e më të vështirë të takohen me njëri-tjetrin.

Sipas shefit të Forumit Ekonomik Botëror, rënia e numrit të lindjeve është një rezultat shumë i mirë i pandemisë Covid-19.

Statusi i 8 nëntorit

“Për shkak të kufizimeve të detyrueshme shoqërore, beqarët e kanë më të vështirë se kurrë të takohen me njëri-tjetrin. Tani që popullsia globale aktualisht nuk është e qëndrueshme dhe nivelet e lindjeve duhet të bien, kjo mund të shihet si një rezultat shumë pozitiv i pandemisë Covid-19.”

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani