Vendosni fjalën kyçe....

Thaçi del sërish para gjykatës më 18 nëntor


Seanca e dytë dëgjimore për Hashim Thaçi është caktuar të mbahet në datën 18 nëntor në orën 11:00.

Njoftimi është bërë me dije nga Dhomat e specializuara të Hagës.

Kjo është seanca e dytë që do të mbahet për ish-Presidentin Thaçi pasi e para u mbajt në 9 nëntor në orën 15:00. Në atë seancë Thaçi i mohoi të gjitha akuzat që u shfaqën nga Gjykata Speciale e Hagës.

Ai akuzohet për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë rreth 100 vrasje, zhdukje me forcë, përndjekje dhe tortura.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *