Vendosni fjalën kyçe....

Lavrov në Konferencën e Mynihut: Avancimi i NATO-s drejt Lindjes mund të sjellë rivalitetin e Luftës së Ftohtë


Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha sot në konferencën e sigurisë në Munih se zgjerimi i NATO-s drejt Lindjes dhe manovrat e gjera ushtarake mund të çojnë në pasoja të paparashikueshme.

“Përshkallëzimi i tensioneve, avancimi i infrastrukturës ushtarake të NATO-s drejt lindjes pranë kufijve të Rusisë po krijojnë paparashikueshmëri dhe po rikrijojnë strukturën e rivalitetit të kohës së Luftës së Ftohtë”, tha Lavrov, duke i bërë thirrje Evropës të fokusohet të bashkëpunimi për sigurinë dhe mbrojtjen e traktateve ndërkombëtare.

Ai shtoi se teknologjitë e reja nuk duhet të përdoren për prishjen e stabilitetit ndërkombëtar dhe theksoi rëndësinë e parandalimit të garës së armatimeve në hapësirë apo dhe militarizimin e hapësirës kibernetike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *