Vendosni fjalën kyçe....

KED i rrëzon ankimimin për skualifikimin, Sinan Tafaj: E kam çuar në Strasburg


Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e ka rrëzuar ankimimin e Sinan Tafajt për skualifikimin e tij nga gara për Gjykatën Kushtetuese.

Ky i fundit pretendon se është diskriminuar pasi është i verbër dhe thotë se këtë çështje do e çojë në Gjykatën e Strasburgut.

”Nuk i kemi argumentet nga Gjykata. Një gjë është e sigurtë që as KED dhe as Gjykata nuk do arrijnë kur të argumentojnë shkeljen e ligjit, që unë si i verbër vazhdoj ta marr rrogën.
Që kam të drejtën të punoj, apo s’kam të drejtën, këtë e quan Gjykata të paligjshme.
Për shkak të paaftësisë ose punës. Sipas KED-së ose s’duhet të punoj, ose të punoj por të dorëzoj pagesën. Jam shumë kurioz të di si do e argumentojë.
Nuk ka instancë tjetër. Ligjvënësi në kundërshtim me Kushtetutën, e ka të ndaluar një ankim më lart. Ajo që dua t’ju bëj me dije se kam ankimuar në Strasburg vendimin e vjetshëm dhe gjithë ky proces do i shtohet ankimit të vjetshëm.
Strasburgu do e shpallë të paligjshëm, pra gjithë procesi i përzgjedhjes së kandidatëve në Gjykatën Kushtetuese do shpallet i paligjshëm.”- ka deklaruar Tafaj para gazetarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *