Vendosni fjalën kyçe....

Miratohet në Kuvend projektbuxheti i vitit 2021


Miratohet në parim projekbuxheti i vitit 2021. Ligji ka marrë 87 vota pro e 9 kundër.

Në fjalën e tij, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, ceku çështjen e rritjes së rrogave të mjekëve, infermierëve e mësuesve duke thënë se kjo gjë ndodh pasi tani janë krijuar mundësitë.

Po kështu ai foli edhe për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit duke thënë se banesat do bëhen në kohë rekord.

“Duke u ndalur tek buxheti do nxisja komisionet që të bëjën punën e tyre lidhur me diskutimet në komision. Kemi dy javë pune për të ardhur në fazën e fundit. Jam i lumtur që ky kuvend bën rritjen më të madhe të pagës minimale, në 30 mijë lekë. Çdo familje shqiptare ku njeri prej prindërve i garantohet që të çojnë në shtëpi 300 mijë lekë të vjetra. Falë administrimit financiar, edhe pse jemi në kushte pandemie, ku goditja ka qenë më e rënda, ku tërmeti merr për rindërtimin pjesën më të madhe të buxhetit për infrastrukturën, ne garantojmë rritje të pagave në shumën e 80 milionë dollarëve.” – tha ndër të tjera Balla.