Vendosni fjalën kyçe....

Trump do kërkojë rinumërimin e votave në Uiskonsin


Kryetari i i ekipit elektoral të Presidentit Trump tha se do të kërkojë rinumërimin e votave në Uiskonsin.

Presidenti është brenda kufirit të lejueshëm për të kërkuar rinumërimin dhe do ta bëjmë këtë menjëherë. Ka pasur njoftime për parregullsi në disa zona të shtetit që ngrejnë dyshime serioze për vlefshmërinë e votave“, u shpreh zëdhënësi Bill Stepien.

Presidenca amerikane nuk fitohet bazuar tek vota popullore. Zgjedhjet presidenciale amerikane vendosen nëpërmjet një sistemi kompleks me dy faza, në të cilin votat e dhëna në nivelin e shtetit pasohen nga një votim i dytë në një trupë të njohur si Kolegji Elektoral. Shteteve individuale u caktohet një numër “elektorësh”, bazuar në numrin e popullsisë. Një listë elektorësh që mbështesin fituesin e votës popullore në secilin shtet çertifikohet sapo të jenë numëruar votat. (Në dy shtete amerikane, Maine dhe Nebraska, votat elektorale ndahen në bazë të rezultatit të secilit kandidat.)

Kolegji elektoral mblidhet më 14 dhjetor për votimin që përcakton zyrtarisht se kush do të jetë presidenti i ardhshëm. Kandidati fitues duhet të marrë 270, nga një total prej 538 votash të Kolegjit Elektoral. Votat numërohen zyrtarisht gjatë një sesioni të përbashkët të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit më 6 janar.

Ndërsa shumë shteteve mund t’u duhen ditë ose javë për të numëruar të gjitha votat e tyre, një numër shtetesh të rëndësishme rezultati i të cilave mund të jetë shumë i afërt, mund të shkaktojnë tension.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *