Vendosni fjalën kyçe....

Punonjës me Covid-19, mbyllet Gjykata e Durrësit


Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës ka pezulluar përkohësisht funksionimin pasi ka rezultuar se disa prej gjyqtarëve dhe punonjësve të administratës gjyqësore kanë shfaqur simptoma të infektimit nga COVID – 19 dhe po trajtohen nga ana mjekësore për këtë infeksion.

Këshilli i Gjykatës u mblodh për marrjen e masave me qëllim për t’i siguruar punonjësve sigurinë për shëndetin e tyre.

Nga vendimi përjashtohen vetëm çështjet urgjente.

Sa më sipër, bazuar në nenin 38 të ligjit nr.98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, Aktin Normativ nr.9, datë 25.03.2020 të Këshillit të Ministrave, Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.243, datë 24.03.2020 “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, Udhëzimin e Këshillit tё Lartё Gjyqёsor Nr. 146 datё 27.04.2020 “Pёr pёrcaktimin e masave pёr kufizimin e pёrhapjes sё COVID-19 gjatё ushtrimit tё veprimtarisë gjyqësore dhe administrative nё gjykata”,

Këshilli i Gjykatës

Vendosi:
1. Pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.
2. Përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore, që lidhen me çështje me natyrë të ngutshme.
3. Përjashtohen nga efektet të këtij pezullimi, seancat e vlerësimit të masave të sigurisë, dhe të gjithë masat me karakter të ngutshëm.
4. Në çdo rast nga ana e gjykatës duhet të shmanget prania e publikut në zhvillimin e seancave gjyqësore.
5. Kohëzgjatja e pezullimit, parashikuar në pikën 1 të këtij vendimi, do të jetë nga data 05.11.2020-16.11.2020.
6. Orari i shërbimit për paraqitjen e kërkesave me karakter të ngutshëm nga publiku do të jetë nga ora 10:00-11:00 të çdo dite.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *