Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në ish-bllok, gjykata pranon akuzat e prokurorisë ndaj Ervis Martinajt


Gjykata e Tiranës, ka pranuar akuzat e Prokurorisë dhe ka vendosur shqyrtimin e dosjes hetimore, ndaj Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, për ngjarjen në ish-bllok të ndodhur më 4-tetor 2018.

Prokuroria ka mbyllur hetimet për vrasjen në zonën e ish-Bllokut, shkruan ABC News. Në shkurt 2020, prokuroria dërgoi në gjykatë 4 të akuzuar për vrasjen e Fabian Gaxhës në zonën e ish-Bllokut, ku u përfshinë Ervin Mata, Marviol Bilo, Elion Hado dhe Ervis Martinaj.

Ky i fundit akuzohet për ‘Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për vrasje’, ‘Fshehje të ardhurash’, ‘Falsifikimit të pasaportave dhe kartave të identitetit’, dhe ‘Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit’ në kundërshtim me ligjin.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit 2018, rreth orës 21:00, në lokalin ‘Monopol’ në ish-bllok, ku pas një përplasjeje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hato.

Martinaj u arrestua nga policia, por iu ndryshua masa e sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’, në sajë të një garancie pasurore prej rreth 5 milionë lekësh, për t’u hetuar në gjendje të lire për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *