Vendosni fjalën kyçe....

Dy ton drogë e kapur në Malin e Zi, policia shqiptare  jep informacion


Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me drogën e kapur një kamion në Podgoricë.

Sipas policisë, kamioni drejtohej nga shtetasi me iniciale E.C dhe ishte ngarkuar me fruta perime në shtetin grek dhe ka hyrë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, tranzit për në vendet e BE-së.

Më pas kamioni ka dalë në pikën kufitare të Hanit të Hotit ku dhe është pikasur lënda narkotike nga shërbimet policore dhe doganore të Malit të Zi.

Lidhur me hetimin ajo thotë se janë dërguar në Malin e Zi një grup specialistësh të hetimit të narkotikëve për të përcaktuar origjinën e lëndës narkotike.

Mëngjesin e sotëm, në vendkalimin kufitar Hani i Hotit (Bozaj), shërbimet policore dhe ato doganore të Malit të Zi, gjatë kontrollit të një kamioni tranzit, kanë gjetur të fshehur brenda ngarkesës me fruta-perime, një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të dyshuar marijuanë.

Kamioni që drejtohej nga shtetasi E. C. ishte ngarkuar me fruta-perime në shtetin grek dhe kishte hyrë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, tranzit për në vendet e BE-së.

Policia e Shtetit, pas shkëmbimit të informacioneve paraprake me homologët malazezë, ka dërguar në Malin e Zi, një grup specialistësh të Hetimit të Narkotikëve, me qëllim kryerjen e hetimeve të përbashkëta dhe përcaktimin e origjinës se nga është marrë lënda narkotike”.