Vendosni fjalën kyçe....

Filipinet goditen nga Tajfuni më i fuqishëm i vitit, katër të vdekur


Tajfuni i quajtur “Goni” po bën kërdinë nëpër Filipine, duke sjellë erëra katastrofike me shpejtësi deri në 225 km / h dhe reshje të rrëmbyeshme.

Të paktën katër persona raportohet të kenë vdekur, raporton BBC. Shtëpitë janë dëmtuar dhe rrugët janë përmbytur.

Mes viktimave është dhe një fëmijë pesë vjeç. Dy persona u mbytën nga përmbytjet, një tjetër u mor nga balta vullkanike dhe një tjetër nga një pemë që binte.

Stuhia e quajtur Goni zbarkoi si një super tajfun në ishullin Catanduanes të dielën në 04:50 të mëngjesit. Që atëhere është dobësuar ndërsa kalon në ishullin kryesor të Luzonit, ku ndodhet dhe kryeqyteti Manila.

Por metereologët ende paralajmërojnë për erëra “katastrofike” dhe reshje “të forta deri të rrëmbyeshme” si dhe përmbytje e rrëshqitje toke.

Goni është stuhia më e fuqishme që ka goditur vendin që nga tajfuni Haiyan, i cili vrau më shumë se 6 mijë njerëz në vitin 2013.

Filipinet janë mësuar me stuhi të fuqishme pasi vendi goditet nga një mesatare prej 20 stuhish dhe tajfunësh në vit.

Por këtë vit përgatitjet janë komplikuar për shkak të pandemisë Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *