Vendosni fjalën kyçe....

Pardje i nxori dëftesën mjekut në Durrës, Rama sot nxjerr jetëshkrimin e ekspertëve të Komitetit Teknik


Kryeministri Edi Rama, ka publikuar sot një video si përgjigje ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha se mjekët e Komitetit Teknik janë fasadë e Ramës.

Në videon e publikuar nga kryeministri, jepet me detaje jetëshkrimi i secilit prej ekspertëve të Komitetit Teknik që po punon në luftën kundër pandemisë.

Flitet për shkollimin e tyre brenda e jashtë vendit, si dhe punët ë kanë bërë në shërbim të komunitetit.

“Kush janë ekspertët e Komitetit Teknik që përcaktojnë strategjinë e gjurmimit të Covid19 dhe udhëzojnë qeverinë në çdo hap për masat e nevojshme kundër Armikut të Padukshëm‍”, shkruan Rama krahas videos.


Duket ky një standard i dyfishtë që kryeministri përdor ndaj mjekëve, pasi vetëm dy ditë më parë e diskreditoi një punonjës të mjekësisë në spitalin e Durrësit, duke i publikuar dëftesën e gjimnazit dhe duke thënë se nuk është madje as mjek pasi ka bërë vetëm një kurs infermierie pas gjimnazit bujqësor.

Kryeministri duket se e ka ngatërruar detyrën e tij me rolin e mësuesit që bën vlerësimin për nxënësit e tij, saqë tani merret duke bërë vlerësimet për bluzat e bardha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *