Vendosni fjalën kyçe....

Sean Connery-t i vërsulen pas vdekjes: Problematik, karakterizohej nga maskiliteti toksik


Dikur ishte ‘e ndaluar’ të flisje keq për të vdekurit, por ushtria e Twitter-it e luftëtarëve të drejtësisë sociale nga kolltukët nuk mund të rezistonin duke u munduar të predikonin se si legjenda e filmit Sean Connery ishte ‘problematik’ me gratë.

Aktori skocez, i njohur më mirë si fytyra e James Bond, ndërroi jetë të shtunën në moshën 90 vjeç.

Interneti u përmbyt me fotografi ikonike të yllit të 007 ndërsa lajmi për vdekjen e tij u përhap në të gjithë botën.

Pastaj erdhën predikuesit e devotshëm. Një koalicion i përdoruesve të Twitter ngriti shpejt flamurin duke mbledhur njerëz të trishtuar dhe të irrituar në internet për të sulmuar aktorin që tashmë kishte ndërruar jetë.

Vetëm disa minuta pas vdekjes së tij, gazetarja e CBC, Deana Sumanac-Johnson, e përshkroi Connery-n si një person që ka lënë pas një ‘trashëgimi komplekse’ dhe ‘pikëpamje problematike’.

Një tjetër grua, shkrimtarja Hanna Ines Flint shkroi se Connery ‘u përcaktua nga një maskulinitet toksik që ai fatkeqësisht dukej se shfaqte  jashtë ekranit’.

Vetë Connery ‘ishte një njeri me të meta të thella duke modeluar sjellje vërtet të keqe’, shkroi politikani demokrat, David Rothkopf.

Të tjerët ishin më të hapur. Shkrimtarja Samantha Greer shkroi në rrjetet sociale se ‘Connery ishte person që rrihte gratë. Ishte krenar për këtë mbrojti dhunën ndaj grave’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *