Vendosni fjalën kyçe....

Vuri muzikë në lokal pas orës 8 të mbrëmjes, gjobitet me 10 milionë lekë


621 qytetarë janë gjobitur me nga 30 mijë lekë të vjetra nga policia për mosmbajtjen e maskës.

Përveç tyre janë gjobitur të tjerë persona të cilët sipas bluve kanë shkelur Aktin Normativ të pandemisë Covid-19.

Një 41-vjeçar nga Mallakastra është është ndëshkuar me 7 milionë lekë gjobë në Gjirokastër pasi ka provuar të kalojë drejt Greqisë ndërkohë që ishte i prekur nga Covid-19.

Në Librazhd, është gjobitur me 10 milion lekë të vjetra një person me iniciale P.N., pasi ka organizuar në lokalin e tij në Hotolisht ceremoni martesore në kundërshtim me masat anti-Covid.

Me 10 milionë lekë është gjobitur edhe pronari i një lokali në Korçë, pasi ka vendosur muzikë në lokal orës 8 të mbrëmjes në kundërshtim me Aktin Normativ.

Një 21-vjeçar në Durrës ëstë gjobitur me 50 mijë lekë pasi është kapur pa maskë për herë të dytë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *