Vendosni fjalën kyçe....

“Sami Frashëri” nxit debat, Kryemadhi: Kam informacion se në tokën e tij do ndërtohet pallat, Veliaj: Sapo na dhuroi spotin e fushatës, e ftoj në nisjen e punimeve


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha në emisionin “Opinion” se sipas informacioneve që ajo posdeonte, oborri i shkollës “Sami Frashëri” do t’ju kthehej pronarëve dhe do të ndërtohej pallat, ndërkohë që gjimnazi i njohur do të zhvendosej në Paskuqan.

“Të hetojnë një çikë për Shkollën “Sami Frashëri” se kam dijeni që sheshi ishkollës i është kthyer pronarëve dhe shkolla “Sami Frashëri” do të shkojë në Paskuqan. Ka nisur në Paskuqan një shkollë e re. Shikoni, hetoni ka vendime qeverie për kthim prone pronarëve të tokës”-tha Kryemadhi.

Por, përmes një mesazhi dërguar tek drejtuesi i emisionit, ka reaguar Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ai tha se kjo ishte një gënjeshtër spektakolare dhe se gjimnazi do të ndërtohet aty ku ishte.

Shkolla do ndërtohet aty ku ka qenë, 2 herë më e madhe. Ka nisur dhe hapja e sheshit dhe javën tjetër ju ftoj në nisjen e punimeve. Faleminderit Monikës që sapo na dhuroi spotin e fushatës me një gënjeshtër spektakolare me Samiun në Paskuqan”, shkruante Veliaj në mesazhin e tij.