Vendosni fjalën kyçe....

Meta ngre shqetësimin: Shqipëria e fundit në Europë për testimet, kërkesa e OBSH-së urgjente


Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ngritur shqetësimin për numrin e testimeve për COVID-19 të kryera në vendin tonë.

Ndërsa i referohet një raporti të Worldometer, Meta shprehet se Shqipëria është e fundit në Europë dhe e konsideron këtë shqetësuese. Ai thotë se se rritja e testimeve ka qenë kërkesë e OBSH-së dhe sipas tij, kjo kërkesë është urgjente të zbatohet.

“Është shumë shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera.
Testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë.
OBSH ka qenë shumë e qartë që në momentin kur pandemia COVID-19 u shfaq, duke kërkuar: TESTIM! TESTIM! TESTIM!
Kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë pasi rastet e të infektuarve, krahasuar me muajin prillin, janë rritur me mbi 11 herë”- shkruan presidenti Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *