Vendosni fjalën kyçe....

Gratë naftëtare 11 ditë në grevë: Yuri Kim të vijë të na shikojë


Vijon prej 11 ditësh greva e grave naftëtare në mjediset e qendrës shëndetësore të Uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh.

Sot ato kanë një thirrje për ambasadoren amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.

“Unë do u bëj një thirrje që më del nga shqpirti, të gjitha grave të pralamentit shqiptare, ambasadores Yuri Kim, ambasadores suedeze, kushdo nënë në çdo qytet të Shqipërisë që e ndjen ‘nënë’, të vijnë dhe të na shikojnë këtu. Na mjafton një mbështetje e tyre. Nuk i duam për politikë. Kush na vjen për politikë le të ikë. Vetëm për të parë gjendjen tonë shëndetësore. Greva do të vazhdojë deri në vdekje. Ne nuk e lëmë grevën e urisë. Kauza jonë është e drejtë. Duam të na realizohen pagat e prapambetura dhe të shkojmë në shtëpi tek fëmijët tanë. Përderisa qeveria s’po reagon, këtu ka shumë naftëtarë që i kanë fëmijët të vegjël dhe kemi menduar të sjellim fëmijët këtu.”– ka thënë këtë mëngjes një nga gratë naftëtare.

Edhe pse gjendja shëndetësore e tyre duket e rënduar, gratë naftëtare thonë se nuk tërhiqen nga kauza e tyre.

Thirrjet e tyre ndaj qeverisë vijojnë të mbeten të njëjta: pagat e fituara me gjyq dhe rifillim të punës.