Vendosni fjalën kyçe....

Arnold Schwarzenegger bëhet përsëri operacion në zemër


Aktori Arnold Schwarzenegger i është nënshtruar një tjetër operacioni në zemër. Ai e dha lajmin ditën e premte, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai tregon se ka vënë një valvul të re të aortës, krahas valvulës pulmonare që kishte vënë në operacionin e kaluar.

“Ndihem në mënyrë fantastike dhe tashmë kam ecur në rrugët e Cleveland”-shkroi më tej aktori.


Schwarzenegger, postoi një foto të tij duke përshëndetur me gisht nga shtrati i spitalit dhe falënderoi stafin mjekësor atje.

Aktori, i cili lindi me një defekt në zemër, iu nënshtrua një operacioni në vitin 2018 për të zëvendësuar një valvulë pulmonare.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *