Vendosni fjalën kyçe....

10 ditë në grevë, gratë naftëtare: Më mirë korona se të vdesim për bukë, do na bashkohen edhe fëmijët


Gratë naftëtare të Ballshit kanë hyrë sot në ditën e dhjetë të grevës së urisë dhe gjendja shëndetësore e tyre sa vjen e përkeqësohet.

Por pavarësisht kësaj, ato nuk dorëzohen madje shprehen se në grevë do iu bashkohen dhe fëmijët e tyre. Një nga gratë naftëtare tha se s’kishin zgjidhje tjetër, pasi po vuajnë për bukën në tavolinë.

“Ne më mirë të na zërë korona se të vdesim për bukë. Është turpi më i madh të vdesësh për bukë se të vdesësh nga korona. Reagimi i kryeministrit është absurd se ne s’po kërkojmë diçka që është jashtë detyrës së tij për të zbatuar një vendim gjyqi, që ne jemi pa bukë në shtëpi. Rifillimi i punës është një kusht i negociueshëm, nëse u leverdis e hapin punën. nuk ka pse të negociojmë për lekët tona që po na vdesin fëmijët pa bukë. Ai po na bën presion neve, për çfarë duhet të negociojmë, kërkojmë bukën e fëmijëve tanë. Ka pasur kohën e mjaftueshme, që nga janari që kemi bërë protestën që na çnderuan si njerëz, të kërkoj robi bukë nuk është dinjitoze për një njeri në shekullin e 21 që jetojmë. Ne nuk kemi ku vemi, jemi pa bukë. Më mirë të vdesim nga korona se për bukë se është turp, ne do na vijnë dhe fëmijët tanë në mbështetje se s’kanë ku të vejnë. Do vijnë te dera e uzinës nuk kanë ku të shkojnë, të mos bëjë teatër me njerëzit e sidomos me gratë”, tha një nga gratë.

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje naftëtarëve të ndërpresin grevën dhe të ulen në dialog me të, por ata kërkojnë negociata pa e ndërprerë grevën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *