Vendosni fjalën kyçe....

Ndocaj për incidentin e djeshëm: Nga plaga dilte gjak, polici thoshte “mirë e ke”


Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka reaguar përsëri lidhur me incidentin e djeshëm në Lezhë, ku u shoqërua me forcë nga Policia pas pretendimeve se nuk ishte i ftuar në ceremoninë e inagurimit të shtëpisë muze të At Gjergj Fishtës.

Ndocaj e ka konsideruar paturpësi dhe arrogancë nga ana e kryeministrit Rama, që sipas tij s’ka lejuar në ceremoni familjarët e Fishtës dhe sponsorizuesin e objektit.

“Fishta nderohet nga mafia e trafikanti Pjerin Ndreu, si dhe nga djali i Kristaq Ramës që e persekutoi pas vdekjes, 45 vjet rresht, por ndërkohë, s’lejohen familjarët e Fishtës dhe ish- deputeti dhe sponsorizuesi i objektit donatori i nderuar Metaliaj (4A-M), ku me paturpësinë dhe arrogancën që karakterizon Edvinin, iu është dhënë urdhër nga vetë Edi Rama, se nëse do të marrësh pjesë, shko, shtro dhe rrugën, pastro dhe banjot, pastaj hajde flasim për ftesë e falenderim! Ky është falënderimi nga kryebanditi Rama!”– shkruan Ndocaj.

Më pas ish-deputeti tregon një episod që i ka ndodhur dje me policsët që zbatuan urdhrin për ta shoqëruar atë në komisariat.

Ndocaj thotë se kohët e fundit është bërë operacion dhe gjatë shoqërimit kishte nisur t’i dilte gjak nga plaga, mirëpo efektivët e policisë nuk pranonin ta dërgonin në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Për më tepër, i thonin atij se mirë e kishte që kishte shkuar aty ku nuk ishte i ftuar.

“Ndërsa, urdhëri i paligjshem i kryetarit të bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, zbatohet verbërisht nga shefi i rendit, Agron Qulhai, si një ushtar i një trafikanti, vrasësi e përdhunuesi, i akuzuar nga z.Berisha publikisht në çdo media, por shefi Agron është ushtar i palëkundur i mafias lezhiane dhe vepron si ushtar i mafias nën petkun e rrobës së policisë.

Po ashtu edhe polici i furgonit me numër identififimi 09659, kur i thashë të më dërgojë në spital, se kam 7 ditë i operuar, polici tha se, s’ke asgjë, e dimë ne atë punë ku të çojmë!

#Ore– i thashë, -jam i operuar dhe shikoje plagën, po del gjak!

#Polici me targa 09659, përsëri, duke marrë rolin e mjekut tha ai, është jod, e njoh gjakun tha.

#Ore s’po tallem, jam shum keq i thashë,- përsëri!

Ata me një urrejtje të pakuptueshme ndaj njeriut, thonin mire e ke, mos të kishe ardhur aty, ku s’je i ftuar nga kryetari bashkisë dh shefi i madh!

Ore, zoti polic,- i them përsëri, -detyra jote s’është as mjek, as gjykatës, po kërkoj mjekim për plagën..”– tregon Ndocaj.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, u shoqërua në polici paraditen e djeshme pasi tentoi të merrte pjesë në përurimin e shtëpisë muze të At Gjergj Fishtës.

Veprimtaria ishte me ftesa personale dhe Ndocaj mesa duket nuk e kishte një të tillë.

Jo çdokush e kujton por pak vite më parë, Edi Rama, asokohe kryeministër dhe biznesmeni Eduart Ndocaj drekonin së bashku në kryeqytetin italian, Romë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *