Vendosni fjalën kyçe....

Edward Snowden merr lejeqëndrimi të përhershme në Rusi


Ish-punonjësit të NSA-së (Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së), Edward Snowden, i është dhënë një lejeqëndrimi e përhershme nga Rusia.

Ish-kontraktori i CIA-s dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare ka jetuar në mërgim në Rusi që nga viti 2013, kur publikoi të dhëna mbi operacionet sekrete të mbikëqyrjes masive të kryera nga Inteligjenca e SHBA-së.

Që prej asaj kohe, Uashingtoni ka kërkuar ekstradimin e tij për t’u përballur me akuzën e shkeljes së Aktit të Spiunazhit, shkruan RT.

“Snowden-it u dha një leje qëndrimi pa afat më herët sot.” – tha të enjten avokati i tij, Anatoly Kucherena.

37-vjeçari përballet me një dënim deri në 30 vjet burg nëse dënohet, por ekstradimi i tij nuk ka gjasa të ndodhë së shpejti, veçanërisht duke pasur parasysh statusin e tij të qëndrimit që u rifreskua ditën e sotme.

Kohët e fundit, Snowden ka qenë i angazhuar në një betejë ligjore rreth honorareve nga kujtimet e tij ‘Permanent Record’, botuar shtatorin e kaluar. Në fillim të këtij muaji, një gjykatës federal vendosi që qeveria amerikane mund të kapë 5.2 milion dollarë nga honoraret që Snowden fitoi nga shitjet e librit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *