Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi nga Vora: Reforma në drejtësi po i shërben Ramës


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka deklaruar nga Vora se kryeministri Rama e ka shkatërruar vendin dhe se më 25 prill qytetarët duhet të bashkohen për ta larguar nga qeveria.

Ajo ishte në Vorë për t’u takuar me banorët që kanë mbetur pa shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit.

Kryemadhi theksoi gjithashtu se reforma në drejtësi është për t’i shërbyer kryeministrit Rama.

“Edi Rama ka shkatërruar Shqipërinë, e ka shpopulluar. Më 25 prill do bashkohemi të gjithë për ta larguar nga qeveria. Reforma në drejtësi është për t’i shërbyer Edi Ramës. Atij sa vjen e po i ngushtohet laku, edhe 6 muaj i kanë ngelur. Do të grabisë edhe Kushteturën por presidenti Meta nuk e lejon. Projektet e rindërtimit janë vetëm në 3D ndërkohë që banorët kanë mbetur pa shtëpi prej më shumë se një viti.” – tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *