Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan akuzon Rusinë, SHBA-në e Francën: Po furnizojnë me armë Armeninë kundër Azerbajxhanit


Presidenti turk Erdogan ka akuzuar anëtarët e Grupit të Minskut të OSBE-së për ‘mbështetjen me armë’ për Armeninë në konfliktin e vazhdueshëm në Nagorno-Karabak, duke përsëritur mbështetjen e tij për Azerbajxhanin.

Duke folur në një tubim të partisë së tij në pushtet Drejtësia dhe Zhvillimi (AK) në provincën juglindore të Sirnakut, presidenti turk akuzoi Rusinë, Francën dhe SHBA-në, shtetet që bashkëkryesojnë Grupin e Ndërmjetësimit të Minskut të OSBE-së për Nagorno-Karabakun – se po mbanin anën e Armenisë në konflikt. Të tre vendet janë duke siguruar ‘të gjitha llojet e mbështetjes me armë’ për Jerevanin, tha Erdogan.

Presidenti përsëriti se ai mbështet Azerbajxhanin, duke këmbëngulur se është brenda të drejtave të tij për të ‘çliruar’ rajonin e diskutueshëm.

“Vëllezërit tanë azerbajxhanas janë në një luftë shumë serioze kundër Armenisë. Pse po e bëjnë këtë luftë? Sepse ata po kërkojnë të çlirojnë tokat e pushtuara azere nga armenët.” – tha Erdogan.