Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj ngre pyetjen për çeljen e fushatës në “Air Albania”nga Meta dhe Berisha: 200 mijë euro një event, ku i gjejnë paratë?


Kryetari i PD, Enkelejd Alibeaj ka komentuar çeljen e fushatës së Berishës dhe Metës në stadiumin Air Albania.

Alibeaj ngriti pyetjen se ku u gjendën paratë për organizimin e eventit të djeshëm, i cili tha se shkonte 200 mijë euro.

Alibeaj, aty për aty i ka dhënë vet përgjigje pyetjes së tij, duke thënë se, ose janë paratë që kanë vjedhur në qeverisje, ose paratë që iu jep Rama sot, që sipas Alibeajt janë sëbashku palë për të mbrojtur veten nga drejtësia dhe perëndimi.

“200 mijë euro dje vetëm për një event. Pyetja është e thjeshtë, ku i gjejnë këto paratë. Ku i gjejnë paratë, fare e thjeshtë. O paratë që kanë vjedhur dje, o paratë që iu jep Rama sot. S’ka mënyrë të tretë. Prandaj them se janë bashkë, për dy arsye, kanë kusure ata të djeshmit, kanë kusure ata të sotshmit. Duan të mbrojnë veten nga drejtësia dhe perëndimi. Për këtë arsye janë duke bashkuar forcat. 200 mijë euro për të bërë atë event. Në fund ikën të gjithë, normal ashtu përfundon kur i blen”, tha Alibeaj