Vendosni fjalën kyçe....

Rama thirrje naftëtarëve të Ballshit: Dilni nga greva, jam i gatshëm të bisedojmë por jo kështu


Në ditën e pestë të grevës së grave naftëtare, kryeministri Edi Rama u ka bërë atyre thirrje të dalin nga greva.

Sipas tij, kjo grevë është e panevojshme ndërsa u kërkon naftëtarëve të heqin dorë nga ultimatumet.

“U përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t’ua qajnë ata që ua shkaktuan!

I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu!

Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm!”, shkruan Rama në një postim në Twitter.

Kujtojmë se sot gratë naftëtare hynë në ditën e pestë të grevës së urisë, ndërsa bëhen plot 22 ditë grevë po të llogarisim dhe atë të naftëtarëve burra të rafinerisë së naftës në Ballsh.

Naftëtarët thonë se ende nuk i kanë marrë 26 pagat e prapambetura, ndërsa kërkojnë dhe rifillimin sa më parë të punës në rafineri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *