Vendosni fjalën kyçe....

Rama tregon dy prioritetet kryesore të mandatit të tretë


Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Opinion” duke folur për qeverinë e re tregoi edhe dy prioritetet e mandatit të tretë të qeverisjes së re.

Kreu i qeverisë tha se Shqipëria kampione në turizëm dhe eksportuese neto e energjisë janë dy prioritete të dekadës së re.

Prioritetet tona janë shumë të qarta se janë bërë me dije për publikun që në fushatë. Duhet pak durim që kjo skuadër të shkojë në parlament, aty do shpaloset dhe programi i qeverisë.
Së pari, ne duam që Shqipëria e kësaj dekade të bëhet kampione në Ballkan për turizmin.
Së dyti, ne duam që Shqipëria të bëhet në këtë dekadë eksportuese neto e energjisë. Qoftë e para, qoftë e dyta nuk janë dëshira të bazuara tek ëndrra për ta parë Shqipërinë në një nivel tjetër por janë të bazuara tek puna që kemi bërë dhe investimet janë bërë
”-tha Rama