Vendosni fjalën kyçe....

Drejtoresha Ekzekutive e Grupit Balfin zgjidhet zv.presidente e Dhomës Amerikane të Tregtisë


Drejtoresha ekzekutive e grupit Balfin, Edlira Muka, është zgjedhur zv.presidente e bordit të Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Ajo u zgjodh nëpërmjet votimit në internet ndërsa të pranisëm ditën e sotme gjatë prezantimit ishin edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Kim, ministrja e Financave, Denaj, anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë si dhe biznesmenë amerikanë e shqiptarë.

Gjatë fjalës së tij, ambasadorja amerikane vlerësoi rolin e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri në mbështetjen e përmirësimit të klimës së biznesit dhe theksoi rëndësinë e forcimit të shtetit ligjor në mënyrë që të tërheqë sa më shumë investime të huaja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *