Vendosni fjalën kyçe....

Transportonte 30 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 25-vjeçari në Korçë


Një 25-vjeçar në përpjekje për transportimin e 30 emigrantëve të hyrë në mënyrë ilegale nga kufiri Greqi-Shqipëri, drej vendeve të BE-së në këmbim të vlerave monetare, është arrestuar.

Policia ishte në ndjekje të fugonit tip “Ford” me emigrantë që drejtohej nga shtetasi R.Ç 25-vjeç banues në fshatin Fshat-Maliq. Duke pikasur ndjekjen nga policia 25-vjeçari braktisi fugonin në fshatin Zëmblak përgjatë aksit, Devoll-Korçë dhe u largua.

Më pas ai është arrestuar nga forcat e policisë.

Njoftimi i plotë:

Transportoi 30 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga një 25-vjeçar, i cili gjatë ndjekjes nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e “Frontex” dhe Komisariatin e Policisë nr. 3 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ç., 25 vjeç, banues në Fshat-Maliq.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me patrullat e “Frontex”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se përgjatë aksit rrugor Devoll-Maliq, me një mjet furgon tip “Ford” do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën, kanë bërë të mundur lokalizimin e mjetit dhe janë vënë në ndjekje të tij. Forcat e Policisë, i kanë bërë me shenjë drejtuesit të mjetit të ndalonte, por ky i fundit nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka braktisur mjetin në afërsi të fshatit Zëmblak, Maliq, brenda të cilit janë konstatuar 30 emigrantë të paligjshëm.

Në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 3 në DVP Tiranë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit R. Ç., si autor i dyshuar i kësaj ngjarje.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *