Vendosni fjalën kyçe....

I shpëtuan gazrat në taksi dhe shoferi e nxori jashtë – Ç’ndodhi një vit më vonë me pasagjerin britanik dhe shoferin bullgar


James Mallett, një 35-vjeçar britanik po shkonte në një klub nate, kur në një moment i shpëtojnë gazrat në sediljen e pasme të taksisë me të cilën po udhëtonte.

Ky gjest e tërboi shoferin e taksisë, Aleksander Bonchev.

Shoferi atë ditë kishte pësuar abuzime nga udhëtarë të tjerë dhe me lëshimin e gazrave iu mbush kupa, duke e urdhëruar pasagjerin të zbriste nga mjeti. Mes tyre nisi një përplasje fizike. Mallett i cili ishte i dehur ishte i pari që qëlloi, ndërsa Bonchev nuk mbeti pas. Ngjarja ka ndodhur më 30 nëntor të vitit të shkuar.

Daily Mail shkruan se shoferi që atëherë është kthyer në Bullgari, vendin e tij të lindjes, pasi nuk ishte në gjendje të punonte pas incidentit. Ai kishte mbetur me një gisht të thyer dhe i pastrehë, pasi humbi punën dhe kjo e detyroi të kthehej.

Ndërkohë pasagjeri u deklarua fajtor për sulm ndaj shoferit dhe iu dha një dënim me gjashtë muaj burg. Por ky vendim u pezullua nga Gjykata e Kurorës në Bristol ditën e martë, 13 tetor 2020. Ai u urdhërua të paguante 500 pound kompensim dhe të bënte 120 orë punë të papaguar.