Vendosni fjalën kyçe....

Rama nxjerr tabelën për Borxhin Publik, por ka një gafë në të


Si çdo mëngjes tjetër, edhe sot kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një nga akuzave të opozitës përmes shifrave.

I kthyer tashmë në një ritual mëngjesi, Rama sot është ndalur tek borxhi publik.

Rama thotë se ai dhe “ata që e zhytën Shqipërinë në borxhe” siç shprehet dhe opozita për të, kanë një dallim të madh.

“Mirëmëngjes dhe meqë dëgjoni llafe shumë për Borxhin Publik nga ata që e zhytën Shqipërinë në borxhe ndaj sipërmarrjes, shëndetësi, arsim e deri edhe ndaj personave me aftësi të kufizuar, të prekurve nga përmbytjet, e madje edhe bebeve të porsalindura që i lanë pa mikrobonusin 5 mijë Lekë, njësoj si rrugët e lëna rrugëve, me këtë krahasim fare të thjeshtë për ta kuptuar dallimin e madh mes tyre e nesh, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në një tabelë që shoqëron postimin, tregohet diferenca midis borxhit publik dhe investimeve përgjatë qeverisjes së PD-së dhe qeverisjes së PS-së. Sipas Ramës, gjatë qeverisjes së tij, edhe pse borxhi publik është 46 miliardë lekë, më shumë se kaq janë investime. Mirëpo po ta shihni me vëmendje tabelën e mëposhtme, ka një gabim.

Shifra 60 miliardë lekë e borxhit publik tek PD-ja, paraqitet si më e lartë se shifra 70 miliardë lekë e investimeve.