Vendosni fjalën kyçe....

Pandemia në Shqipëri, mbi 80 mësues të prekur nga Covid-19 që prej fillimit të shkollës


Drejtori i shkollës ‘Lidhja e Prizrenit’, Dedë Malaj, ka ndërruar sot jetë lidhur me Covid-19.

Ai ishte shtruar prej disa ditësh në spital e nuk ka mundur të mbijetojë. Megjithatë rasti i prekjes nga koronavirusi të drejtorit të shkollës në Paskuqan që ndërroi jetë nuk është i vetmi.

Në disa shkolla kryesisht në Tiranë raportohen ditët e fundit mësues e nxënës të prekur nga Covid-19. Ditët e fundit raste të prekurish janë raportuar në Tiranë, Kamëz, Vlorë, Berat, Bulqizë, Memaliaj, Belsh e Maliq.

Që prej nisjes së shkollës, pavarësisht planit të masave që prezantoi Ministria e Shëndetësisë e ajo e Arsimit, ka pasur më shumë se 80 mësues në mbarë vendin e dhjetëra nxënës të prekur nga koronavirusi i ri.

Numrin e të prekurve nga radhët e mësuesve e ka pohuar Drejtoria se Përgjithshme e Arsimit Parauniversitare, që citon Institutin e Shëndetit Publik.

Në raportimet e përditshme të Institutit të Shëndetit Publik apo Ministrisë së Shëndetësisë nuk jepen numrat e të prekurve në radhët e mësuesve në shkollat e ndryshme në vend dhe mungon po kështu një raportim i veçantë zyrtar për gjendjen në shkolla.

Sipas ministres së re të Arsimit, Kushi, situata është dinamike por nën kontroll, duke theksuar se nuk është mbyllur asnjë klasë apo shkollë në vend lidhur me pandeminë. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *