Vendosni fjalën kyçe....

Malltezi publikon fotot: Dhjetëra ndërtime po bëhen në bregdet, operacioni i Ramës është për të grabitur toka


Anëtari i kryesisë së PD-së Jamarbër Malltezi ka publikuar disa foto të bëra në një bregdet të papërcaktuar prej tij dhe në bregun e liqenit të Shkodrës.

Malltezi shkruan se ndërsa Rama ka nisur operacionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdetin e vendit, në breg të detit janë ndërtuar dhjetëra pontile dhe mbi njërin prej tyre është edhe një lokal për të cilin thuhet se i përket truprojës së kryeministrit Rama.

“Nëse Qeveria do të ishte serioze me bregdetin, do t’i prishte ato ndërhyrje që dëmtojnë më shumë vijën bregdetare,  kanë pasoja më të mëdha për ekologjinë e zonës dhe dëmtojnë afatgjatë dinamikën e brigjeve. Ndaj, ndërtimet në tokë pranë bregdetit janë dëmtim i mjedisit, por kurrkund në krahasim me ndërhyrjet brenda në det ose në liqen. Foto e parë është nga ndërtimet e dhjetëra pontileve në det (vepër penale!) dhe nuk mjafton pontili por edhe lokal majë pontilit! Thuhet që e bën bodigardi i Ramës.

Ligji qenka i ndryshëm për persona të ndryshëm?! Pse nuk fillon urgjentisht me heqjen e pontileve që dëmtojnë dinamiken e brigjeve?!” – shkruan Malltezi.

Ai shton më tej se fotot e tjera në denoncimin e tij i përkasin hedhjes se mbetjeve të ngurta në Liqenin e Shkodrës duke theksuar se operacioni i fundit i kreut të qeverisë është përpjekje e tij për të grabitur toka e jo për të shpëtuar mjedisin a vijën bregdetare.

“Fotot e tjera janë nga kafshimi i liqenit të Shkodrës! Janë futur duke mbushur liqenin, rreth 50-60 ml me inerte. Me sy rreth 3-4 mijë m3 inerte janë hedhur në pasqyrën e liqenit. Ku shteti?! Ku Rama?! Ku fasada?! Ku inspektoriatet?! Ku dallimi mes partisë dhe shtetit?! Operacioni i fundit është përpjekje e Edi Ramës për të grabitur toka dhe jo përpjekje për të shpëtuar mjedisin apo vijën bregdetare.” – mbyll denoncimin Malltezi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *