Vendosni fjalën kyçe....

Gafa me shifrat, Jorida Tabaku: Se si mund të jetë 60-ta më e madhe se 70-ta vetëm Rama e di


Ish-deputetja Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me një postim të kryeministrit Edi Rama për borxhin publik. Bëhet fjalë për tabelën që kishte nxjerrë Rama, ku 70 paraqitej si me e vogël se 60.

Tabaku thotë se kur bëhet fjalë për të bërë llogaritë e tij për paratë që fusin në xhep nga taksat e shqiptarëve, Rama nuk bën gabime. Por e kundërta ndodh kur flet për shqiptarët.

 “Kur çdo gjë që shkruhet në zyrën e propagandës e ka për bazë gënjeshtrën nuk mund t’u thuash shqiptarëve të vërtetën. Vetëm për një gënjeshtar mund të jetë 60 më e madhe se sa 70. Kur bëhet fjalë për të bërë llogaritë e tyre për paratë që fusin në xhep nga taksat e shqiptarëve, nuk bëjnë gabime por kur flasin për shqiptarët i bëjnë gabimet me qëllim për të mashtruar. Borxhi real që kanë sot shqiptarët përfshirë edhe vlerën e detyrimeve të prapambetura dhe PPP-të është 97% e e PBB-së pra 13 mld euro.

Moto e qeverisë dhe veçanërisht kryetarit të saj është e qartë ‘Rro për te vjedhur! Rro për të mashtruar!’”– shkruan Tabaku.

Kjo ishte një përgjigje pas postimit të mëngjesit të sotëm të Ramës, i cili nxori një tabelë me shifra që tregonin sipas tij një ulje në borxhin publik nga qeverisja e PD-së tek e PS-së dhe një rritje po ashtu të theksuar të investimeve. Rama shprehej se ishin demokratët ata “që e zhytën Shqipërinë në borxhe”. Por siç duket në tabelën e tij kishte diçka që nuk shkonte.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *