Vendosni fjalën kyçe....

Thaçi nga Uashingtoni: Procesi Kosovë-Serbi duhet vijuar jo nga bishti po nga koka, duhet njohje e ndërsjellë


Presidenti i Kosovës, Thaçi, ka deklaruar nga Uashingtoni se bisedimet mes Kosovës e Serbisë kanë hyrë në një fazë të re që duhet të kenë vetëm një rend dite, njohjen e ndërsjellës mes dy vendeve.

Kreu i shtetit të Kosovës ndodhet për një vizitë në SHBA, shkruan Lajmi.

“Bashkëpunimi me SHBA-në është në vazhdën e angazhimeve tona strategjike, por ajo që duhet të theksoj është që edhe me zyrtarët në Bruksel por edhe në SHBA kam theksuar qartë se çështja e dialogut Kosovë-Serbi ka hyrë në një fazë të re dhe duhet të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës, ajo e njohjes reciproke në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë dhe pastaj vijnë çështjet e tjera. Ne duhet të vazhdojmë këtë proces duke filluar nga koka e çështjes dhe jo nga bishti.” – ka thën Thaçi për RTV21.

Ai shtoi se në takimet që ka pasur si në Bruksel ashtu edhe në Uashington ka marrë mbështetje për integrimin euro-atlantik të Prishtinës.

“Mund të them se pas vizitës që kisha javën e kaluar në Bruksel ku diskutova me të ngarkuarin special të Bashkimit Evropian për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi ishte mundësi dhe ishte e nevojshme dhe e domosdoshme që të jem edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë që në këtë fazë të dialogut Kosovë-Serbi, por edhe hapave tonë të mëtutjeshëm për integrime euroatlantike të jemi në Uashington dhe kisha kënaqësinë e veçantë që të bashkëbisedojë me zyrtarët e Departamentit të Shtetit dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë së SHBA-së për hapat që duhet t’i ndërmarrë Kosova aktualisht por edhe në të ardhmen.” – shtoi Thaçi në deklaratën e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *