Të shtëna me armë janë qëlluar herët mëngjesin e sotëm në një servis në Tiranë. Sipas televizionit “News 24” bëhet fjalë për një godinë në pronësi të Kastratit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10 në Qafë-Kashar, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar nga një mjet tip “Benz” drejt biznesit me armë zjarri.
Për fat të mirë nga të shtënat nuk ka mbetur asnjë njeri i lënduar, por ka vetëm dëme materiale.
Policia thotë se u vu në ndjekje të mjetit të dyshuar dhe pranë “Urës së Dajlanit”, u ndalua mjeti dhe u kapën dy të dyshuarit për ngjarjen.
Njoftimi i policisë
Më datë 10.10.2020, rreth orës 04:10, është njoftuar salla operative se në Qafë-Kashar, nga një mjet tip “Benz” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt një servisi ku ka vetëm demë materiale.
Menjeherë pas marrjes së njoftimit, sherbimet e Policisë u vunë në ndjekje të mjetit të dyshuar ku në bashkëpunim dhe me Policinë e Durrësit, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit” u bë kapja e dy personave të dyshuar të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë janë duke ushtruar kontroll të banesave të këtyre shtetasve si dhe vijon kontrolli në rrugën interurbane Tiranë-Durrës pasi dyshohet se gjatë ndjekjes nga Policia këta shtetas kanë hedhur armën e zjarrit në rrugë.
Shtetasit e kapur do shoqërohen në DVP Tiranë për veprime të mëtjeshme.
Për arsyje hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitet e tyre deri në përfundim të veprimeve.