Vendosni fjalën kyçe....

Dita 13 e grevës, naftëtarët e Ballshit: Nuk do dalim gjallë nga këtu


Këtë të shtunë, naftëtarët e Ballshit kanë hyrë në ditën e 13 të grevës së urisë.

Gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar, por ata vijojnë të mos pranojnë ndihmë mjekësore, duke thënë se do ta përshkallëzojnë grevën e urisë deri në vetëflijimin e tyre.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj, i ka falenderuar të gjithë naftëtarët e tjerë që nuk ndodhen në grevë si dhe qytetarët e Ballshit që janë mbledhur në ambientet e jashtme të uzinës në mbështetje të tyre. Ai theksoi se do vijojnë të kërkojnë pagat e tyre përmes formave demokratike të protestës dhe grevës së urisë.

“Gjendja e kolegëve nuk është mirë, është rënduar. Kam dalë në emër të gjithë naftëtarëve të shpreh falenderimin për mbështetjen që po tregoni. Jemi në ditën e 13 sot dhe situate tregon  se jeni lënë në mëshirë të fatit, sepse nuk vjen askush të ulet në bisedime me naftëtarët.

Nuk do ngelet kurrë dikush në rafineri pa marrë naftëtarët atë që u takon atyre, do e kërkojmë të drejtën tonë por në luftë ligjore. Nuk kërkojmë as të zbresim dikë nga pushteti apo të vëmë dikë në pushtet. Nuk janë naftëtarët ata që kandidojnë.

Prej ditësh, prej muajsh naftëtarët i kanë përdorur të gjitha mënyrat e protestës. Shohim heshtje totle, sepse dikush ka menduar të na zhgënjejeë përsëri.

Edhe njëherë ju bëj thirrje, do përdorim të gjitha format demokratike, qoftë në formë protest eqoftë në formë sakrifikimi deri në ditën e fundit. Ne nuk dalim të gjallë që këtej.”- tha Dautaj.

Një tjetër naftëtar i cili protestonte jashtë, u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të bllokojnë rrugën, ndërsa I bëri thirrje policisë të mos i ndalojë.

“Do bllokojmë rrugën sot. Kush dëshiron nga çunat të vijë të më shoqërojhë. Problemi jonë nuk është me shtetin është me lekët. Policia të mos na ndalojë se s’kemi marrë leje. Unë jam i pari që dal, nuk kemi nevojë për polici.”- deklaroi naftëtari ndërsa u nis sëbashku me të tjerët për të zhvendosur protestën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *