Vendosni fjalën kyçe....

Dortmund përmbys Atleticon në Gjermani, PSG-ja shkërmoq Barcelonën


Janë përcaktuar dy gjysmëfinalistet e para të Ligës së Kampionëve.

Dortmund përmbysi rezultatin e javës së parë në Spanjë ku humbi me rezultatin 2-1 dhe fitoi përballë Atletico Madrid ditën e sotme me rezultatin 4-2 duke u kualifikuar më tej me rezultatin e përgjithshëm 5-4.

Në sfidën tjetër PSG-ja shkërmoqi Barcelonën duke përmbysur humbjen 3-2 në Paris javën e kaluar.

Parizienët fituan ditën e sotme me rezultatin 1-4 duke u kualifikuar më tej.