Vendosni fjalën kyçe....

Në një listë me PD-në?!/ Kryemadhi: Me ligjin e ri opozita merr 100 mandate, simboli i LSI-së nuk ikën nga fleta e votimit


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” ka komentuar edhe ndryshimet e miratuara të Kodit Zgjedhor.

Kryemadhi në përgjigjen e saj shprehet se ligji i ri vjen përshtat opozitës pasi merr 100 mandate.

Sipas saj me formulën e vjetër një deputet bëhet me 13 mijë vota ndërsa me ndryshimet e reja deputeti del me 10 mijë vota.

Ndërsa lidhur me koalicionin me PD-në, Kryemadhi theksoi se logoja e LSI-së do të jetë në fletën e votimit. 

Me ligjin e vjetër opozita ka 86 mandate, po të kalkulohen 100 mandate. Sepse deputetit me ligjin e vjetër i duhen 13 mijë vota, me të riun 10 mijë vota. Do të kalkulohen dhe kemi 100 mandate me ligjin e ri. Për çështjen e koalicioneve do të flasim më vonë, kur ndryshimet e Kodit Zgjedhor të hyjnë në fuqi. Ndërsa një gjë është e sigurt, simboli i LSI nuk largohet dhe nuk ikën nga fleta e votimit”- tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *