Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali: Intervista e Presidentit e shëmtuar reagon Meta: Nuk kam idhull Eskobarin por Isa Boletinin


Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, pas deklaratave të Ministres për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali në emisionin Opinion.

Zotërinj dhe Zonja palaço! Unë nuk kam idhull Eskobarin por Isa Boletinin, Avni Rustemin, Vojo Kushin, Mujo Ulqinakun, Margarita Tutulanin dhe gjithë Heronjtë e kësaj toke që na bëjnë krenarë dhe shqiptarë”- shkruan Meta.

Gjatë deklaratës së saj, Spiropali e cilësoi intervistën e Metës të shëmtuar.

 “Kur dëgjova Metën në këtë intervistë sot më erdhi keq për gjendjen e tij, si deputete, si nënë si qytetare e këtij vendi, dhe dua të besoj që presidenti është në atë gjendje për shkak të ndonjë dreke kilometrike të gjatë sot në Durrës ku janë ngritur shumë dolli për rrëzimin e qeverisë, dhe jo për shkak të ndonjë raptusi të ri mendor. Ka rëndësi sepse gjuha e dollive që u përdor në të intervistë që u përmendën armët, u përmendën dhe mbrëmë në një intervistë, është shumë e shëmtuar”-tha Spiropali.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *