Vendosni fjalën kyçe....

Meta thirrje Ramës: Nëse nuk tërhiqesh më 25 prill të pret referendumi i popullit


Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka vijuar tonet e larta karshi kryeministrit të vendit Edi Rama.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” kreu i shtetit tha se nëse Rama nuk respekton 5 qershorin dhe dëgjon rekomandimet e ndërkombëtarëve atëherë do përballet me referendumin e popullit.

Nëse kryetari i Rilindjes nuk reflekton, për rekomandimet e të gjitha organizmave dhe i kthehet 5 qershorit, Presidenti i kthehet normalitetit dhe vijon me dekorimet, por nëse Rama vijon të shkelë 5 qershorin atëherë Presidenti thërret popullin në referendum”-deklaroi Meta.