Vendosni fjalën kyçe....

Shtatori që lamë pas, ishte më i nxehti në histori


Shtatori që lamë pas ishte më i ngrohti në të gjithë historinë e rekordeve të regjistruara, sipas Copernicus, programit të Bashkimit Evropian për vëzhgimin e Tokës.

Ky shtator ishte 0,05C më i nxehtë se rekordi i mëparshëm që u vendos shtatorin e kaluar, shkruan BBC.

Shkencëtarët thonë se ky është një tregues i qartë se temperaturat nxiten nga emetimet e shoqërisë njerëzore.

Copernicus po ashtu konfirmoi që akulli i detit Arktik është në nivelin e dytë më të ulët që nga fillimi i regjistrimeve satelitore.

Ky vit parashikohet gjithashtu të bëhet më i ngrohti i regjistruar për Europën, edhe nëse temperaturat ftohen disi nga tani e tutje.

Nga nëntë muajt që kemi lënë pas këtë vit, tre prej tyre kanë thyer rekordin global për temperaturën mesatare, duke shënuar një trend të rrezikshëm dhe të pamohueshëm drejt niveleve të temperaturës që grupet ndërkombëtare kanë paralajmëruar se do të ishin shkatërruese për Tokën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *