Vendosni fjalën kyçe....

Edhe pse Greqia nuk e njeh Kosovën, Dendias viziton nesër Prishtinën


Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias do të zhvilloje ditën e nesërme një vizitë zyrtare në Kosovë.

Lajmi bëhet publik nga zyra e shtypit të Ministrisë së Jashtme greke, e cila njofton se ministri Dendias do të ketë takime me kryeministrin Avdullah hoti, kryetaren e Parlamentit, Vjosa Osmani, dhe ministren e Jashtme, Meliza haradinaj.

Ndonëse ende Athina nuk e ka njohur zyrtarisht Kosovën, Athina zyrtare ka intensifikuar kontaktet me qeverinë kosovare, madje Athina zyrtare ka deklaruar se mbështet fuqishëm dialogun Prishtinë-Beograd.

Pritet që Dendia të shprehë mbështetjen në rrugën euroatlantike të Kosovës dhe do të përkrahë kërkesën e Prishtinës për liberalizimin e vizave.

Dendias do të vizitojë edhe forcat greke të stacionuara në Kosovë.

Kohët e fundit Athina ka nisur një “ofensive” diplomatike në vendet e rajonit,sidomos me faktorin Shqiptar në rajon,në një tentativë të hapur të saj,në pakësimin e influencës turke në rajon. Së shpejti, Dendias pritet të vizitojë edhe Tiranën.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *